“Është dashtë të ketë viktima dhe të lënduar që komuna e Prishtinës t’i eliminojë drunjtë e rrezikshëm” (FOTO)

“Është dashtë të ketë viktima dhe të lënduar që komuna e Prishtinës t’i eliminojë drunjtë e rrezikshëm” (FOTO)

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, vlerëson se është dashur që të ketë viktima dhe të lënduar që Komuna e Prishtinës të eliminojë drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

Tahiri vlerëson se parandalimi i rreziqeve duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë.

“Komuna e Prishtinës sot paska filluar heqjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar. Pra, është dashtë që të kemi viktima dhe të lënduar në mënyrë që të intervenohet për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët”.

“Vlerësimi i rrezikut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë. Siguria e qytetarëve është dhe duhet të jetë primare”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook./Gazeta Enigma/

Related Articles