Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas kundërpërgjigjes së presidentes, Vjosa Osmani ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.
Musliu-Shoshi është shprehur se Osmani si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaq të vërtetën e, siç është shprehur ajo, keqqeverisjes së kryeministrit Kurti shumë më herët.
“Më mirë vonë se kurrë! Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë”, ka shkruar Musliu – Shoshi në Facebook.