Është duke shkëlqyer në “Euro 2020”, Man United përgatit kontratë të re për yllin e skuadrës

Është duke shkëlqyer në “Euro 2020”, Man United përgatit kontratë të re për yllin e skuadrës

Manchester United është duke planifikuar të ofrojë kontratë të re për mbrojtësin Luke Shaw.

25-vjeçari ishte në formë të shkëlqyeshme në edicionin 2020-21, duke kontribuar me një gol dhe gjashtë asistime në 47 paraqitje.

Shaw gjithashtu është titullar për Anglinë në “Euro 2020”, duke dhuruar tre asistime në katër paraqitje. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Man United ka përgatitur rinovimin e kontratës për mbrojtësin.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e vlerëson Shaw si lojtar çelës në skuadër dhe kontrata e re do t’i ofrohet muajt e ardhshëm. Ndërkohë, anglezi edicionin e kaluar për United ka bërë 32 paraqitje.

Related Articles