Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj ka deklaruar se rrugëtimi i tij në politikë është drejt fundit, duke theksuar se ka 40 vite që ka kontribuar në tema të zorshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Në emisionin “Dpt te Fidani”, Haradinaj tha se “është fundi i garës sime në politikë, pra do të mbyllet gara. Unë mendoj se ajo puna ime, se çdo njeri e ka kohën e shërbimit, edhe pse nuk jam aq i vjetër, i bëj 57 vjet, por kam 40 vjet shërbim në tema të zorshme, përgatitja për luftë, lufta, proceset tjera, burgjet, deri këtu mendoj se me NATO jemi rehat”, tha Haradinaj.
Po ashtu, i pyetur se kush do të jetë në krye të AAK-së pas tij, Haradinaj thotë se të gjithë.
“Të gjithë, të gjithë janë legjitim, Aleanca ka shumë njerëz të mirë, që nga nënkryetari i parë zoti Gjini, e të gjithë të tjerët janë të mirë”. /Gazeta Enigma/