Është lansuar një shërbim i ri në e-Kosova për grante

Është lansuar një shërbim i ri në e-Kosova për grante

Platforma e-Kosova nga sot ka lansuar edhe një shërbim të ri që ka të bëjë me grantet, raporton Gazeta “Enigma”.

Bëhet fjalë për shërbimin “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.

Përmes një postimi në Facebook, e-Kosova ka treguar edhe hapat që duhet të kaloni.

Identifikohuni në Platformën Kosova, klikoni mbi “Shërbime”; klikoni mbi “Grante dhe subvencione”; dhe klikoni mbi “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.

“Për informata shtesë, ju lutemi të informoheni në ueb faqen zyrtare të KIESA. Platforma e shërbimeve elektronike Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e e-Kosova. /Gazeta Enigma/

Related Articles