Ashtu siç ishte paralajmëruar që pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të kemi rritje të çmimeve edhe në shumë produkte të tjera, kjo tani më ka filluar të praktikohet në disa biznese dh gastronomi, raporton Gazeta “Enigma”.
Disa foto janë duke qarkulluar në rrjete sociale se në Prishtinë çmimi i kafesë është rritur në 2 euro, gjë që ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët.
Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një makiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro. /Gazeta Enigma/