Bashkëpunëtori i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj ka eskaluar përmes një statusi në Facebook.
Duke iu kundërpërgjigjur një deklarate të Haradinajt në lidhje me kohën sa Albin Kurti ishte në burgjet serbe, ai ka eskaluar duke e pyetur Haradinajn pse u vranë vëllezërit e tij nga Serbia, e jo ai.
Postimi i plotë:
Edhe këtë javë:
– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!
– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!
– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!
– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!
– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!