Eskalon Munishi, reagon për skandalin e basteve në Itali: Vetëm k**vat shiten për para

Eskalon Munishi, reagon për skandalin e basteve në Itali: Vetëm k**vat shiten për para
Ismet Munishi ka reaguar pas skandalit të basteve në Itali, ku janë përfshirë disa lojtarë të njohur.

Trajneri kosovar duket se nuk pajtohet me lojtarët, madje ai ka ofenduar me një sharje të rëndë përmes një postimi në Facebook.

“Shqetësuese kur sheh çka po ndodh në Itali me lojtarët e klubeve të mëdha si Juventusi dhe Milani. Me vjen keq nga lojtarët që po e pësojnë nga ky skandal. Ishalla nuk ka raste të tilla te ne . Si mundet dikush ta tradhtoj ekipin ku luan, tifozët ku luan dhe shokët e skuadrës për para, nuk mund ta imagjinoj dot! Luaj futboll fito me dinjitet parat dhe me nderë, mos u bon llaskuc dhe në fund çdo gjë del ne shesh. Vetëm k**vat shiten për para dhe kane çmim burrat asnjëherë”, ka shkruar ai.

Sandro Tonali është një nga lojtarët e përfshirë, i cili ka pranuar se ka venë baste për Milanon në kohën që ishte duke luajtur për klubin dhe pritet të pezullohet deri për një vit nga futbolli.

Derisa, Nicolo Fagioli është suspenduar për shtatë muaj.

Related Articles