Eskalon protesta në Koçan, hidhen gurë drejt ndërtesës së komunës

Eskalon protesta në Koçan, hidhen gurë drejt ndërtesës së komunës

Sot gjatë ditës është protestuar para Komunës së Koçanit.

Kjo protestë ka eskaluar para pak çastesh, ku një grup qytetarësh, të cilët kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë e fundit kanë filluar të hidhnin gurë dhe objektet të tjera drejt ndërtesës së Komunës.

Si pasojë e tensioneve, janë thyer disa dritare të ndërtesës.

Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje për tragjedinë e cila mori 59 jetë njerëzish. /Gazeta Enigma

Related Articles