Një debat i ashpër është zhvilluar sot në lidhje me temën e veteranëve të UÇK-së dhe Gjykatës Speciale.
Të përfshirë në këtë debat ishin zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.
Krejt kjo filloi kur Krasniqi tha se Qeveria Kurti po i shkelë veteranët e UÇK-së dhe po u ikë temave të rëndësishme.
E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Latifit.
“Ju keni qenë bashkë me Kurtin kur i keni quajt komandantët kriminela. S’u mbet UÇK-ja me e mbrojë ju”, iu drejtua Latifi, Krasniqit në t7.