Një nga ndeshjet hapëse të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve zhvillohet në Gjermani.
Borussia Dortmundi dhe Kopenhaga përballen në “Signal Iduna Park” me fillim nga ora 18:45.
Para fillimit të këtij takimi, dy tifozeritë kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të njëra tjetrës.
Për të qetësuar tifozët ka ndërhyrë edhe policia me të cilët janë përleshur tifozët danezë.
Disa faqe të tifozëve në rrjetet sociale kanë publikuar pamjet e kësaj situate.