Etiopia shpall armëpushim në rajonin Tigray

Etiopia shpall armëpushim në rajonin Tigray

Qeveria e Etiopisë ka shpallur armëpushim në rajonin Tigray – tetë muaj pasi kryeministri Abiy Ahmed, ka dërguar trupa për të rrëzuar qeverinë rajonale atje.

Ky njoftim ka ardhur, pasi dëshmitarët, kanë raportuar për trupa kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit të Tigrayt, Mekelle.

Të gjitha palët janë akuzuar për kryerje të vrasjeve masive dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Më shumë se pesë milionë persona janë aktualisht në nevojë urgjente për ndihmë ushqimore, kanë thënë Kombet e Bashkuara, derisa 350,000 prej tyre përballen me uri.

Të hënën kanë nisur raportimet se luftëtarët nga Tigray – të cilët kanë nisur një ofensivë të re javën e kaluar – kanë krijuar administratë të përkohshme në Mekelle.

Getachew Reda, zëdhënës i Frontit Çlirimtar Popullor në Tigray, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se qyteti është nën kontrollin e tyre.

Një numër njerëzish në Mekelle, kanë thënë edhe për BBC-në, se janë duke festuar largimin e trupave federale.

Një burim anonim i agjencisë së lajmeve AFP, ka thënë se të gjitha trupat kanë ikur.

Qeveria e Etiopisë ende nuk ka komentuar raportimet se trupat e saj janë detyruar të largohen.

Pse ka luftime në Tigray?

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Etiopisë ka nisur ofensivë për të larguar nga pushteti partinë që ka qenë atëbotë në pushtet, Fronti Çlirimtar Popullor.

Kjo parti ka pasur mospajtime të thella me kryeministrin Abiy, për ndryshimet politike në këtë shtet sa i përket sistemit federal me baza etnike, ndonëse pushtimi i bazave ushtarake të Frontit Çlirimtar Popullor, ka qenë katalizator për pushtim.

Abiy, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, ka thënë se konflikti ka mbaruar në fund të muajit nëntor, mirëpo luftimet kanë vazhduar.

Për pasojë, mijëra persona kanë vdekur, derisa dhjetëra mijëra janë nisur si refugjatë në Sudan.

TOPSHOT – Ethiopian refugees gather to celebrate the 46th anniversary of the Tigray People’s Liberation Front at Um Raquba refugee camp in Gedaref, eastern Sudan, on February 19, 2021. – In remote eastern Sudan, refugee activists are keeping the flame burning for the former rebels who dominated Ethiopian politics before being ousted from their regional stronghold of Tigray last year. (Photo by Hussein Ery / AFP) (Photo by HUSSEIN ERY/AFP via Getty Images)

Të dyja palët janë akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Prej atëherë, Fronti Çlirimtar Popullor, ka bashkuar forcat me grupet tjera në rajon, për të krijuar Forcat për Mbrojtje të Tigrayt

Related Articles