EULEX: Jemi të shqetësuar nga ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi

EULEX: Jemi të shqetësuar nga ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, në Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit.

“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Giovanni Pietro Barbano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë thirrje Serbisë për lirimin e menjehershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq i cili po mbahet në burg në Serbi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti.

“Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti, nomraliteti nënkupton paqe siguri e qetësi në rajon aq më shumë që ka paqe e siguri në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejjtim të kundërt”, ka deklaruar Kurti.

Related Articles