Përveq ShBA dhe Bashkimit Evropian, edhe EULEX ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” nuk ka qenë i koordinuar.
Në një përgjigje për KOHËN, EULEX-i ka thënë se “ne dëshirojmë të shtojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me EULEX-in”.
Bashkimi Evropian të mërkurën në një përgjigje ka thënë se ky hap përveçse nuk ka qenë i koordinuar, nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri.
BE-ja ka porositur që palët t’i përmbahen planit trepikësh të përfaqësuesit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.