EURO 2020, Zvicra takohet me Turqinë në sfidën vendimtare

EURO 2020, Zvicra takohet me Turqinë në sfidën vendimtare

Në kuadër të ndeshjeve të radhës, sot në program janë dy takime në Euro 2020.

Grupi A – faza e grupeve

xhiroja e tretë

Sot janë në program ndeshjet  e xhiros së fundit, të tretë, të fazës së grupeve, në kuadër të grupit A – në Euro 2020.

Takohen:

Italy – Wales dhe Switzerland – Turkey

Tabela aktuale, para takimeve të fundit

  1. Italy                  2 – 2 – 0 – 0 – (6 : 0)  – 6
  2. Wales               2 – 1 – 1 – 0 – (3 : 1) – 4
  3. Swizerland      2 – 0 – 1 – 1 – (1 : 4) – 1
  4. Turkey             2 – 0 – 0 – 2 – (0 : 5)   – 0

Pavarsisht që dy ekipet përfaqësuese, Italia dhe Uellsi, janë në pozita më të mira sa i përket kualifikimit në fazën e eliminimit direkt nga faza e grupeve, marrë parasysh faktin se udhëheqin në tabelë me 6 përkatësisht 4 pikë – kundrejt Zvicrës që është në pozitën e tretë, e që ka tubuar vetëm 1 pikë deri më tani, akoma asgjë nuk është përfundimtare sa i përket ekipeve që kalojnë në fazën e mëtejme.

Në fakt, Zvicra me fitore eventuale ndaj Turqisë me diferencë solide, dhe në anën tjetër mëse Uellsi humb nga Italia me 2 eventualisht 3 gola, atëherë tabela mund të pësoj ndryshimi në radhitje përfundimtare në favor të Zvicrës.

Se cili do të jetë fati i skuadrave në përgjithësi nga grupi A, vecmas skuadrës përfaqësuese të Zvicrës ku luajnë Shaqiri e Xhaka, mbetet të shihet pas takimeve të sotme.

Kujtojmë që propozicionet e reja të UEFA-s, në saje të rezultateve përfundimtare nëpër grupe përkatëse, mund ta dërgojnë edhe ekipin e tretë në fazën e ardhshme, pasi edhe 4 vendet e treta nga katër grupe, që kanë rezultate më të mira përfundimtare, kualifikohen tutje, për të rrumbullaksuar numrin total prej 16 ekipeve në fazën e eliminimit direkt.

Related Articles