Eurodeputeti austriak: Hashim Thaçi i vetmi person që ishte për ndryshim të kufijve

Eurodeputeti austriak: Hashim Thaçi i vetmi person që ishte për ndryshim të kufijve

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i vetmi person që ka qenë për ndryshim të kufijve.

“Takova vetëm një person nga Kosova që ishte për ndryshim të kufijve, e ai ishte Thaçi”, tha ai për EuroNews.

Tutje, eurodeputeti tha se kryministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka premtuar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë në muajin qershor.

Për këtë proces eurodeputeti nga Austria, tha se është dialog mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë e jo mes dy qyteteve siç i referohen disa, Prishtinës dhe Beogradit.

Related Articles