Europa League si Champions, në shenjë të dominimit të skuadrave angleze

Europa League si Champions, në shenjë të dominimit të skuadrave angleze

Pas Manchester City e Chelsea në Champions League edhe dy skuadra tjera nga Anglia, Arsenal e Manchester United, mund të prekin finale e Europa League. Ky fakt do të konfirmonte “ligjin e pashkruar” se Premier League është tjetër nivel sa i përket cilësisë.

Me ndeshjet Arsenal – Villareal dhe Roma – Manchester United, mbyllet cikli i gjysmëfinaleve në të dy garat europiane në futboll, për ediconin 2020/2021. E veçanta  e këtyre sfidave konsiston në faktin se rezultatet përfundimtare mund të nxjerrin dy skuadra angleze në finale.

Bazuar në kualitetet dhe performancar e së kaluarës, Manchester UTD vetëm formalisht do duhej të zhvilloj takimin, pasi diferenca prej 4 golash nga sfida e parë në Romë (6:2), si dhe cilësia që ka në skuadër, e bëjnë favorit thuajse absolut për finalen e madhe, ndërsa sfidë më të vështirë pritet të ketë skuadra tjetër angleze, Arsenal. Kjo pasi Granit Xhaka me bashkëlojtarë i hyjnë takimit me disavantazh (1:2) nga ndeshja e parë, gjë që e bënë garën të paparashikueshme deri në fund, pasi Vilareal përveç rezultatit pozitiv nga takimi i parë, në radhët e saj ka disa lojtarë cilësorë, të cilët pritet t’ia bëjnë sfidën Arsenalit shumë më të vështirë nga ç’mund të parashihet parapraprakisht.

E veçanta tjetër e këtij edicioni të dy ligave europiane, është fakti se finalen e madhe të Stambollit për Champions League e kanë ‘prekur’ dy skuadra angleze (Manchester City e Chelsea) dhe me shumë mundësi edhe United e Arsenal mund të jenë finalistët tjerë nga Europa League, gjë që për rrjedhojë do të kishim dy finale të dy garave prestigjioze europiane me katër skuadra angleze.

Related Articles