Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Evropian gjatë vitti 2022. Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat publikuar të premten reth 9950 shqiptarët janë kthyer në një vend tjetër pas një urdhëri largimi nga një vend i Bashkimit Evropian.
Lista pasohet nga shtetasit gjeorgjianë me rreth 8040 persona dhe shtetasit sirianë me rreth 5590 persona.
Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e BE-së, ku gjatë vitit 2022 u zbuluan rreth 1.08 milionë persona që jetonin në mënyrë të paligjshme.
Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës Shengen apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.
Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë. Një aspekt tjetër, i lidhur me këtë, ka të bëjë me veprat penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.
Sipas Eurostat numri i shtetasve joanëtarë të Bashkimit Evropian, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i Bashkmit Evropaon, ishte 422400 por rreth 96795 shtetas nga vendet jashtë Bashkmit Evropian, me të cilëve dhe shetasit shqiptarë, u kthyen në një vend tjetër pas urdhërave të largimit gjatë viti 2022.
Sipas raportit, Franca ka numrin më të lartë të shtetasve të kthyer, rreth 14240, ndjekur nga Gjermania me rreth 13130 persona dhe Suedia me rreth 10490 persona.
Ndërkohë shetasit shqiptarë renditën të dytët edhe në listën e refuzimit të hryjes në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022 .
Sipas Eurostat rreth 15630 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja, ndërkohë që lista kryesohet nga shtetasit Ukrainës me 28890 persona dhe në vend të tretë për nga refuzimi i hyrjes në Bashkimin Evropain renditen shetasit e Rusisë me 10 860 persona.
Në vitin 2022, rreth 141060 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian , raporton Eurostat iu refuzua hyrja në Bashkimin Evropian.
Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes sipas Eurostat u raportua nga Polonia me 23 330 persona, ndjekur nga Hungaria me 15 780persona, Kroacia me 11 800 persona dhe Irlanda me 9 240 persona.