Më 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 14 maj dhe finalen e madhe më 17 maj.
Shqipëria sivjet përfaqësohet nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.
Ronela është përcaktuar të këndojë në natën e parë gjysmëfinale, në të cilën do të prezantohen gjithsej 17 shtete.
Faqja zyrtare e Eurovisionit, ka bërë të ditur sot (e martë) renditjen zyrtare sipas së cilës do të këndojnë shtetet në netët gjysmëfinale.
Sipas kësaj renditje, këngëtarja Hajati do të këndojë e para në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, më 10 maj./Gazeta Enigma/