EURPOL-i godet grupin shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës

EURPOL-i godet grupin shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës

EUROPOL-i ka dhënë detaje lidhur me goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptar, të përfshirë në trafikimin e tonelatave kokainë dhe pastrim të parave.

Në njoftimin e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit, thuhet se në aksionin e zhvilluar gjatë 7 dhe 8 gushtit, në Shqipëri janë arrestuar dhjetë anëtarë të dyshuar të këtij rrjeti të organizuar kriminal shqiptar.

“Forcat shqiptare të rendit, në koordinim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë operacion të mbështetur nga EUROPOL-i, kundër këtij rrjeti kriminal të bazuar në klane”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në njoftim, thuhet se hetimet tregojnë se ky rrjet ka lidhje me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare që janë aktive në gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

“Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit të vitit 2025, kontrollet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, si dhe një sasi të madhe provash fizike dhe digjitale”.

EUROPOL-i shtoi se operacioni është realizuar pas analizimit të të dhënave të komunikimeve të koduara të bëra në aplikacionin SkyECC.

Gjatë aksionin u zbulua se kishte pasur dërgesa me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së.

“Hetimet kanë treguar se vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor mori më shumë se 40 milionë dollarë amerikan për pjesën e tij”, u tha në njoftim.

Sipas njoftimit, kreu i organizatës kriminale shqiptare ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin për blerjen e sasive të mëdha të kokainës.

Ai koordinonte këto operacione kriminale edhe nga distanca, “duke u mbështetur në mënyra të koduara komunikimi”.

Para arrestimit të tij, tha EUROPOL, ai ishte në kërkim pasi gjykata shqiptare vërtetoi dënimin prej 21-vjetësh burgim – të shqiptuar nga një gjykatë italiane, për vrasje, privim të lirisë, tentim për fshehje të një kufome, kërcënim, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municionit si dhe pengim të drejtësisë.

“Rrjeti kriminal i organizuar shqiptar, që ishte nën hetim, operonte me një shtrirje të vërtet globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së. Ai investoi fitimet e mëdha, që arrinin dhjetëra miliona euro, në prona dhe biznese në të gjithë Shqipërinë dhe vende të tjera evropiane”.

Gjatë këtij operacioni, agjencia e BE-së dërgoi në Tiranë një ekspert të krimit të organizuar, i cili ofroi mbështetje nga një zyre mobile dhe lehtësoi bashkëpunimin mes forcave të huaja të zbatimit të ligjit dhe atyre shqiptare.

Related Articles