Evakuohen tetë aeroporte në Francë pas kërcënimeve për sulme

Evakuohen tetë aeroporte në Francë pas kërcënimeve për sulme

Tetë aeroporte në Francë janë evakuuar të mërkurën pasi u janë dërguar mesazhe “kërcënimi me sulm”, ka thënë policia.

Evakuimet janë bërë për të lejuar autoritetet të “heqin çdo dyshim” se kërcënimet mund të jenë të vërteta, njofton AFP.

Incidentet vijnë pas kërcënimeve me bombë në Francë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael dhe therjes vdekjeprurëse të mësuesit të premten nga një burrë që pretendonte se kishte lidhje me Shtetin Islamik.

Pallati i Versajës u evakuua po ashtu për shkak të frikës për sigurinë të mërkurën, për të tretën herë në pesë ditë.

Related Articles