Dënimi i klubit të futbollit Everton për shkelje rë rregullave financiare të Premier Leagues është ulur nga dhjetë pikë në gjashtë pikë pas një apeli të bërë, njofton BBC.
Klubit të njohur iu morën 10 pikë në nëntor për shkelje të rregullate të fitimit dhe qëndrueshmërisë në periudhën trivjeçare, deri në edicionin 2021/2022.
Dënimi, që ishte më i rëndi në histori të Premier Leagues, e dërgoi Evertonin nga vendi i 14-të në vendin e 19-të në kampionatin anglez. Me reduktimin e dënimit, Evertoni nga vendi i 17-të kalon në vendin e 15-të. Pra vendimi do të ketë ndikim të madh në garën për mbijetesë në elitën angleze të futbollit.