Pas rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror për shkak të tensioneve në Kanalin e Hormuzit, vendet evropiane po marrin masa për të mbrojtur konsumatorët.
Franca vendosi kufij çmimesh për disa distributorë karburanti dhe ulje çmimesh nga 10 deri në 30 cent për litër.
Gjermania, Greqia dhe Italia po shqyrtojnë masa të ngjashme, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi ndërhyrje në rast abuzimi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se po mendohet edhe për subvencionim ose kufizim të çmimit të gazit.
