Përhapja e shpejtë e zjarreve detyroi zjarrfikësit spanjollë të zmbrapsen nga zona malore e rajonit Bejis që u bë shkrumb brenda pak orësh.
Situata ishte alarmante sa që nxori edhe ushtrinë nga kazerma për t’u dalë në mbrojtje banorëve nga zona e rrezikuar.
Temperaturat larta dhe mungesa e shiut ka gjasë të shkaktojë thatësinë më të madhe në 500 vitet e fundit në Evropë por edhe në vendet aziatike e ato afrikane.
Shifrat e fundit nga Observatori Evropian i Thatësirës tregojnë se rreth 45 për qind e territorit të bllokut është në kushte paralajmëruese.
Më shqetësuesja është se 15 për qind e Tokës ka kaluar në gjendjen më të rëndë të “alarmit”, ku thuhet se po vuajnë bimët dhe të mbjellat.
Vendet që po vuajnë më së shumti nga temperaturat e larta dhe mungesa e te reshurave janë Italia, Hungaria, Britania e Madha, Portugalia dhe Kina .
Kjo dëshmohet edhe nga shterja dhe rënia e niveleve të ujit në liqene e lumenj që rrjedhin nëpër këto shtete.