Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Partia Demokratike e Kosovës, do të vazhdoj mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune.
Kështu tregon rezultati i EXIT POLL i realizuar nga Albanian Post dhe Instituti “Source”.
Përqindja është e madhe dhe rezultatet tregojnë se Lladrovci bindshëm ka marrë besimin e votuesve të Drenasit edhe për një mandat.
Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 60% të votave ndërsa kundër kandidat i tij Driton Ajazi nga DD ka mbledhur 40% të votave.
Drenasi shkoi në balotazh, pasi që në zgjedhjet e 17 tetorit Ramiz Lladrovci nga PDK morri 45,62%, ndërsa Driton Ajazi 30,74%./Gazeta Enigma/