Facebook-u ia mbyll profilin ish ambasadores, Vlora Çitakut

Facebook-u ia mbyll profilin ish ambasadores, Vlora Çitakut

Faqja zyrtare në rrjetin social “Facebook”, e ish ambasadores, Vlora Çitaku është mbyllur, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Çitaku e cila ka thënë se asnjëherë nuk ka shkelur rregullat e këtij rrjeti.

Nënkryetarja e PDK-së, tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, teksa e ka quajtur qesharak vendimin e Facebook.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi ajo. / Gazeta Enigma/

Related Articles