Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, riktheu në vëmendje një sulm seksist të bashkëshortit të ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, që ndodhi para tetë vjetësh.
Ajo e publikoi këtë mesazh në Facebook, duke theksuar se, për fat të keq, ngjarja nuk mori kurrë trajtimin e duhur institucional. Nga ana tjetër, siç thotë Deliu-Kodra, kritikat ndaj Fitore Pacollit për të cilën ministrja reagoi mbrëmjen e sotme, lidhen me korrupsionin kronik që ka kapluar vendin nga pushteti.
“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, shkroi Deliu-Kodra.
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila i rikujtoi gjuhën seksiste të përdorur nga bashkëshorti i Haxhiut ndaj saj, para disa vitesh.
Në reagimin e saj, Haxhiu nuk thotë asnjë fjalë lidhur me mesazhin privat që bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, i kishte dërguar deputetes Deliu, në të cilin e kishte quajtur “oj plastikë”.
Në vend të kësaj, ministrja ka zhvendosur vëmendjen tek performanca e deputetes Deliu-Kodra në Kuvendin e Kosovës, duke e kritikuar për angazhimin e saj politik.
Ky është reagimi i plotë i Haxhiut: