Mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi me hyrjen në Facebook.
Sipas faqes jozyrtare të monitorimit, Downdetector, janë regjistruar më shumë se 11,000 ankesa për probleme me rrjetin social.
Shumica e ankesave, mbi 60%, kanë të bëjnë me faqen e internetit të Facebook, ndërsa 16% janë lidhur me probleme gjatë logimit.
Edhe në Kosovë janë raportuar çështje të ngjashme, por sipas informacionit, më të mëdhatë janë hasur në versionin desktop të Facebook-ut, ku përdoruesit kanë pasur vështirësi në postimin, ndarjen dhe shikimin e përmbajtjeve.
