Fadil Berjani është zgjedhur për të tretën herë kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Ne zgjedhjet që u mbajtën të martën për këtë shoqatë, që është edhe anëtare e Odës Ekonomike të Kosovë, Berjani mori 40 vota, pardallim prej kundërkandidatit të tij, Besnik Sadiku që grumbulloi 23 sosh.
Mandati i tij do të jetë katër vjeçar.
Kryetari u zgjodh me votë të fshehtë.