“Fake news” – U tha se LVV manipuloi me foton nga Veriu, vjen reagimi i tyre

“Fake news” – U tha se LVV manipuloi me foton nga Veriu, vjen reagimi i tyre

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë duke theksuar se në publikimin e një fotografia nga LVV nuk ka asnjë manipulim, raporton Gazeta “Enigma”.

“E nderuar Ambasadë e Gjermanisë në Kosovë, Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com.“, ka shkruar Manxhuka.

Tutje ai ka shtuar se “në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme”.

“Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, ka përfunduar ai.

Related Articles