Sot në fshatin Ballancë të Vitisë është varrosur Mustafa Zeqiri, 87-vjeçari që dyshohet se u godit për vdekje nga Drilon Frangu në fshatin Kllokot.
Në një veprim të rrallë dhe të fuqishëm, familja Zeqiri ka vendosur t’ia falë gjakun familjes së Frangut, duke u mbështetur në vlerat tradicionale shqiptare të faljes që rrjedhin nga Kanuni.
“Një vepër shembull e familjes Zeqiri e cila edhe përkundër dhimbjes me rastin e humbjes së: prindit, vëllaut, gjyshit Mustafa Zeqiri, e fali familjen Frangu nga fshati Sllatinë e Ulët, duke treguar se njeriu tregohet më burrnor edhe kur falë”, thuhet në përshkrimin e një videoje të publikuar nga faqja jozyrtare e fshatit në Facebook.
“Ngushëllime familjes Zeqiri, na bëtë krenar gjithë fshatin kur para të gjithë të pranishmëve bëtë faljen”, thuhet më tej.