Avokatit të familjes së Faton Hajrizit, Gen Gjini ka paralajmëruar padi ndaj disa personave publike, sipas pretendimeve të tij për fyerje ndaj figurës së Hajrizit të cilën e kanë quajtur kriminelë.
Ai nuk ka dhënë emra se ndaj kujt do të ngritët padi.
Shumë qytetarë në Kosovë e kanë quajtur hero Hajrizin pas vrasjes në Serbi.
Por, zyrtarë shtetëror, përfshirë kryeministrin Kurti kanë bërë thirre që Hajrizi mos të quhet hero, e zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi ka thënë se për Kosovën Faton Hajrizi është kriminel.
Faton Hajrizi i arratisur nga burgjet e Kosovës më 17 korrik kishte vrarë një polic serb dhe një tjetër kishte plagosur në Lloznicë të Serbisë.
Dy ditë më pas ai i vrarë nga policia serbe, që sipas autoriteteve atje nuk kishte pranuar të dorëzohej dhe kishte gjuajtur në drejtim të policisë.
Identfikimi i trupit të tij ende nuk është bërë zyrtarisht.