Familja e Ronaldos falënderon tifozët e Liverpoolit për mbështetjen: Nuk do ta harrojmë kurrë

Familja e Ronaldos falënderon tifozët e Liverpoolit për mbështetjen: Nuk do ta harrojmë kurrë

Familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpooli pas mbështetjes së jashtëzakonshme për futbollistin dhe partneren e tij pas vdekjes të djalit të tyre të porsalindur. Sulmuesi i Manchester Unitedit nuk u paraqit në ndeshjen e ditës së martë.

Të gjithë tifozët kënduan së bashku ‘You’ll Never Walk Alone’ në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme të ligës midis dy skuadrave dhe iu bashkuan tifozëve të rivalëve të tyre në një duartrokitje të madhe.

Motra e Cristianos, shprehu emocionet e saj brenda natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet sociale dhe duke shkruar: ‘Faleminderit për këtë Liverpul. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot.’

Motrat dhe nëna e tyre Dolores Aveiro gjithashtu treguan se po e vendosin besimin e tyre te Zoti për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë humbjen tragjike që ka prekur familjen.

Dolores, duke cituar një varg nga Bibla, i cili ka ndihmuar shumë njerëz në kohë të vështira, shkroi në Instagramin e saj në portugalisht: “Beso te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Në gjithë rrugën tuaj pranoje Atë dhe Ai do të drejtojë shtigjet tuaja.”

Cristiano dhe partnerja e tij 28-vjeçare njoftuan të hënën në mbrëmje një nga binjakët e tyre kishte vdekur.

Ata thanë në një deklaratë tronditëse: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind.

Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte.

Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”.

Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se po prisnin binjakë dhe Georgina zbuloi se ajo mbante një djalë dhe një vajzë në një video prekëse ku shfaqej vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr. 

Related Articles