Familja më e madhe britanike e cila pritet që të rritet edhe më shumë

Familja më e madhe britanike e cila pritet që të rritet edhe më shumë

Familja më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar po bëhet edhe më e madhe, pasi një nga vajzat e Sue dhe Noel Radford, ka zbuluar se është në pritje të fëmijët e saj të dytë.

Millie Radford, 20-vjeçe, është fëmija i shtatë më i madh në mesin e 22-tjerëve, dhe pritet t’i urojë mirëseardhjen në këtë botë nipit apo mbesës së dhjetë të prindërve të saj.

Në Instagram ka njoftuar se barku i saj po rritet dita-ditës. Ky lajm po vjen në kohën kur motra e saj e madhe Chloe, 26-vjeçe, njoftoi se pret të sjellë në jetë fëmijën e parë që e ka me partnerin Jake Wallace.

Chloe dhe Millie janë motrat të Chris, 32-vjeçe, Sophie, 27, Jack, 24, Daniel, 22, Luke, 21, Katie, 19, James, 18, Ellie, 16, Aimee, 15, Josh, 14, Max, 12, Tillie, 11, Oscar, 10, Casper, 9, Hallie, 6, Phoebe, 5, Archie, 4, Bonnie, 3 dhe Heidin, 1.

Millie, akoma jeton në shtëpinë 10-dhomëshe në Morecambe, Lancashire, derisa Chloe së fundmi është larguar për të jetuar me partnerin Jake. /Gazeta Enigma/

Related Articles