Një rast dhune në familje ka ndodhur mbrëmë në një familje në Gjilan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Sinjali mëson se babai e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 21-vjeçari e ka fyer e ofenduar dhe ka tentuar ta sulmojë atë dhe anëtarët tjerë të familjes, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.
Burimet thonë se çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është përdorues i substancave narkotike, si dhe përsëritës i veprave të ndryshme penale.
Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.