Mitrovica e Skënderaj u tronditën dje nga lajmi i kobshëm ku vdiq aksidentalisht 65 vjeçari Vesel Zejnullahu pasi u zu nga eskavatori.
Sot gjatë ceremonisë së varrimit, u bë edhe pajtimi i dy familjeve, me ç’rast familja Zejnullahu fali gjákun e 65 vjeçarit.
Në këtë ceremoni morën pjesë hoxha Fatmir Latifaj e hoxha Osman Musliu, si dhe disa të tjerë.
Kujtojmë se për aksidentin ku vdiq burri nga Shipoli, u arrestua një 29 vjeçar, i cili ishte shofer i eskavatorit.