“Familjarët e 35-vjeçares nuk e besuan vetëvrasjen e Sokol Halilit”

“Familjarët e 35-vjeçares nuk e besuan vetëvrasjen e Sokol Halilit”

Gazetarja në Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka dhënë detaje në lidhje me si u kumtua lajmi në familjarët e 35-vjeçares, kur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e dha lajmin se ai ishte vetëvrarë.

Tërshani tha se fillimisht familjarët nuk e besuan lajmin për vetëvrasjen e tij.

“Në fakt ishim duke përcjellur kështu një komunikim që e kishin familjarët e të ndjerës me disa këshilltar të presidencës – presidentja kishte dërguar disa këshilltarë, të njëjtit të shkojnë të familja Magashi, ku i kanë dërguar një telegram ngushëllimi. Presidentja këto ditë do të shkojë për ngushëllime, më vonë rrodhi informacioni i Xhelal Sveçles, se i dyshuari ka bërë vetëvrasje”, tha Tërshani në InfoMagazine.

“Por e pamë në fakt të gjithë familjarët ishin të angazhuar me procesin mortor dhe nuk ishin dijeni për informacionin dhe kështu në bisedim e sipër u kumtua, i njëjti por siç thanë edhe në deklaratë këtu të afërmit e të ndjerës, nuk është që e besuan, ato nuk e pritën me mëdyshje, nuk kishte një vendim tamon të familjes se si duhet pritur ky informacion, në një anë gëzoheshin që edhe ai vdiq, por në anën tjetër dëshironin edhe familjarët që ai të dilte para drejtësisë që të merrte dënimin e merituar”.

VIDEO:

Related Articles