Familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë arritur para Gjykatës së Hagës, ku sot do të mbajnë fjalët përfundimtare për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ata përfshijnë gruan dhe djalin e Kadri Veselit, gruan e Rexhep Selimit, si dhe djalin e Jakup Krasniqit.
Po ashtu, disa ditë më parë, në Hagë kanë mbërritur edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë në fazën finale në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Sot do të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe deklaratat përfundimtare nga katër të akuzuarit.
