Familjarët e Arben Beselicës nga Prishtina kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Familja e 30 vjeçarit kanë thënë se ka 24 orë që kur nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit). Ai ka qenë me veturën e tij, e cila shihet në foto.
Të gjithë qytetarët që e kanë parë Arbenin ose kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin mund të lajmërojnë familjarët në numrin e telefonit: 049/482-024.