Familjari i viktimës para mediave: Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit

Familjari i viktimës para mediave: Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera. /Gazeta Enigma/

Related Articles