Familjes Pacolli nga Janjeva i merret edhe fëmija i pestë nga Qendra për Punë Sociale (VIDEO)

Familjes Pacolli nga Janjeva i merret edhe fëmija i pestë nga Qendra për Punë Sociale (VIDEO)

Për tre muaj, Vllaznim Pacolli, fshehu djalin e tij nëntëvjeçar.

Atë ia kërkonte policia bashkë me Qendrën për Punë Sociale me vendim të përmbarimit nga gjykata – e gjithë kjo për të mbrojtur fëmijën nga nëna, e cila ka probleme mendore, njofton Klan Kosova.

Institucionet e gjetën djaloshin të enjten, të fshehur në shtëpi, në Janjevë të Lipjanit.

Për të njëjtën arsye, QPS-ja më herët mori edhe katër fëmijët tjerë të familjes Pacolli që jeton në kushte të vështira.

Kryefamiljari kërkon që t’i kthehen fëmijët, meqë zotohet se është i aftë të kujdeset vetë për ta.

Related Articles