Fansi i zjarrtë i pret flokët dhe realizon frizurë portretin e Melindës

Fansi i zjarrtë i pret flokët dhe realizon frizurë portretin e Melindës

Melinda Ademi është një prej repereve më të njohura të estradës, e cila ka shumë fansa.

Muzika dhe figura e saj është aq e preferuar nga disa, saqë duan ta kenë edhe pjesë të pamjes së jashtme si shenjë imazhin e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi një fans i zjarrtë i reperes, i cili i ka prerë flokët në atë formë që të tregojë fytyrën e saj.

Ka qenë floktari Joti Bocerri, ai i cili e ka realizuar këtë lloj të veçantë të artit në kokën e klientit të tij.

Në videon e publikuar në TikTok e cila është bërë tashmë virale, floktari tregon tërësisht procesin deri në arritjen e rezultatit përfundimtar.

Reply to @lyricsxvibees0 who’s next ????? ????????????????♬ Karma – Melinda Ademihttps://www.tiktok.com/embed/v2/6967864476381105414?lang=en-US

Videoja në fjalë ka marrë afro 35 mijë pëlqime vetëm në këtë rrjet social, gjersa nuk kanë munguar edhe komentet e shumta.

Kjo video dashamirëse nga fansat vjen në po të njëjtën ditë që në rrjetet sociale qarkulloi një tjetër video e sikletshme e Melindës në një nga koncertet e saj, ku shihet teksa i drejtohet një fansi me fjalët “mos më prek” në momentin që ai tentoi ta prekte nga mbrapa. /Gazeta Enigma/

Related Articles