Fantastike, ndeshja e Champions League do të drejtohet nga gjyqtarët shqiptarë

Fantastike, ndeshja e Champions League do të drejtohet nga gjyqtarët shqiptarë

Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë do të arbitrojnë për herë të parë një ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Kryesori Enea Jorgji do të jetë “bilbili” i parë që drejton në këto nivele, ndërkohë që asistentet e tij do të jenë Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe arbitër i katërt Florian Lata.

Katërshja e gjyqtarëve shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Young Boys-Leipzig më 20 shtator që luhet në Zvicër, e vlefshme për Grupin G.

Këto dy skuadra ndodhen në të njëjtin grup me Mançester Sitin dhe Crvena Zvezdën.

Related Articles