Ndërhyrjet në faqen e KQZ-së nuk kanë munguar as nga Rusia e Kina, raporton Gazeta “Enigma”.
Përveç kosovarëve webfaqen e KQZ-së të dielën e 9 shkurtit e vizituan edhe shumë të interesuar nga jashtë.
Mësohet se kërkesa masive për tu futur në faqen e KQZ-së pati nga Rusia.
Hakerët e këtyre shteteve në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, kishin provuar të hyjnë në webfaqen e KQZ-së.
Një hulumtim ka treguar se kjo mund të prekë edhe qytetarët.
“Virusi që është gjetur në faqen e KQZ-së ka prejardhje ruse, i prodhuar nga hakerët rusë. Ky virus mund ti prek edhe qytetarët që kanë vizituar po atë ditë faqen e KQZ-së“. /Gazeta Enigma/