Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis numërimin e votave, por faqja zyrtare bie nga sistemi.
Procesi i numërimit të votave ka nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por gjatë këtij procesi janë shfaqur probleme teknike.
Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ndërprerjeje, ndërsa qytetarët dhe palët e interesuara mbeten në pritje për përditësime të mëtejshme mbi rezultatet e votimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, për Gazetën Enigma ka theksuar se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet.
“Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!”, ka theksuar tutje Elezi.