FAST Kosova arreston personin e kërkuar ndërkombëtarisht

FAST Kosova arreston personin e kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, ka arritur që të arrestoj një person me urdhër arrest ndërkombëtarë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut  me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej gjashtë vjetëve burgim””, njofton Policia.”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /Gazeta Enigma/

Related Articles