“Fat në fatkeqësi”, një person në Brazil humbi fluturimin, aeroplani më pas u rrëzua

“Fat në fatkeqësi”, një person në Brazil humbi fluturimin, aeroplani më pas u rrëzua

62 persona vdiqën në Brazil, pasi aeroplani me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua.

Megjithatë, numri i viktimave do mund të ishte 63, nëse një person me emrin Adriano Assis nuk do vonohej, kështu duke e humbur fluturimin.

Ai tha se kur kishte mbërritur në aeroport, kishte mungesë informacioni për ngritje dhe askush nuk ishte në sportel për t’iu përgjigjur pyetjeve.

“Kur dikush erdhi, ata më thanë se nuk mund të hipja. Unë madje jam grindur me punëtorin, por ai ma shpëtoi jetën”, tha Assis për një gazetë lokale.

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur.

Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.

Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62. /Gazeta Enigma

Related Articles