Ansu Fati po vazhdon shkëlqimin te Barcelona pas rikthimit në fushë prej lëndimit.
Talenti i madh spanjoll ka realizuar për Barcelonën në fitoren 3-1 ndaj Valencias, duke treguar se është në rrugën e duhur për tu bërë një futbollist i madh.
Fati me golin ndaj Valencias, është bërë golashënuesi më i mirë i ri në historinë e Barcelonës pa i mbushur 19 vite.
18-vjeçari ka realizuar deri më tani 13 gola me ekipin e parë, duke lënë mbrapa Bojan Krkic me 12 gola.
Madje Fati ka bërë deri në këtë moshë më mirë edhe se Lionel Messi, me argjentinasin që deri në moshën 19 vjeçare kishte realizuar vetëm shtatë gola me katalunasit.
Ndaj Valencias, talenti spanjoll luajti 59 minuta, pasi trajneri Ronald Koeman nuk dëshiron ta ngarkojë më shumë.
Fati pritet të jetë titullar edhe në duelin shumë të rëndësishëm të Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kievit.