Fatkeqësia në Koçan, reagon Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane

Fatkeqësia në Koçan, reagon Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane është thellësisht i pikëlluar nga lajmi i zjarrit shkatërrues në Koçan, prej të cilit ndërruan jetë 59 të rinjë.

Nëpërmjet një deklarate, AARC i shpreh ngushëllime të përzemërta familjarëve të viktimave dhe popullit të Maqedonisë në këtë kohë tepër të vështirë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë në pikëllim për humbjen e të dashurve të tyre dhe me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë zie kombëtare, ne solidarizojmë me ju. Sot jemi të gjithë të bashkuar në pikëllim”, thuhet në reagimin e tyre.

Deri më tani 59 persona janë raportuar të vdekur dhe rreth 155 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore pas zjarrit që shpërtheu brenda një klubi të natës në Koçan. /Gazeta Enigma

Related Articles