Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes vetëvendosje nuk e ka përjashtuar asnjë mundësi që ai të largohet nga partia që është në pushtet dhe grupi parlamentar i kësaj partie.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic i ka dhënë disa afate qeverisë dhe subjektit politik në të cilin është aktualisht, në të kundërtën do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Po unë pres që kjo qeveri t`i bëjë 24 muaj pastaj shohim…. në rast se nuk ka zhvillim të Kosovës unë edhe mund të largohem’, ka thënë ai ndër të tjara.
Ai trefon se momentalisht nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje vetëm nëse “diçka e madhe ndodh”
“Unë kam treguar se pa u bërë 24 muaj kjo qeveri nuk ka mundësi të jap dorëheqje, vetëm nëse bëhet ndonjë e keqe e madhe, atëherë unë do të vazhdoj rrugën time”, tha Fatmir Humolli.
Ai nuk e ka përjashtuar në asnjë moment lëvizjet e tij, por nuk ka treguar nëse do t`i bashkohet ndonjë subjekti politik apo do të qëndroj i pavarur.
“Po, unë në politikë s`kam hy për hatër të kurrkujt, por kam hyrë për interesa të vendimit tim. Nëse lëvizi, nuk kam vendos se a do tët rrij i pavarur apo diku tjetër’, tha ai.
Pas raportimit të portalit Syri.net se 11 deputetë do të largohen nga Vetëvendosje, disa prej tyre e kanë demantuar një lajm të tillë.Deputetja Ardiana Matoshi ka theksuar për Gazeta Blic se kjo nuk është e vërtetë.
“Këto janë rrena. Unë nuk largohem nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.
Edhe deputeti tjetër, Fitim Haziri e ka komentuar një raportim të tillë.“Jo, nuk është e vërtetë se do të largohem nga Vetëvendosje”, tha ai shkurt për Gazeta Blic.
Ndryshe, portali “Syri.net”, i drejtuar nga gazetari Çim Peka, raporton se 11 deputetë priten të braktisin radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi është i pakonfirmuar.
Pas largimit të deputetes së Doarsa Kica-Xhelilit nga Grupi Parlamentar i LVV-së në LDK, largime të tjera janë paralajmëruar nga koalicioni qeverisës.
Sipas raportimit të “Syri.net”, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.
Po ashtu, i njëjti portal raporton bazuar në burime brenda LVV-së se edhe dy zyrtarët e LVV-së, Ramadan Beshiri dhe Bedri Maqestena, pritet të largohen nga partia e Albin Kurtit.Mediumi i gazetarit të Shqipërisë Çim Peka, i cili përkrahu Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan se pikërisht është Kodi Civil, që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër.
Në artikullin e “Syri.net” raportohet se nga koalicioni me VV-në mund të largohet edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balja.“Por, çarja më e madhe brenda Vetëvendosje u pa muajve të fundit nëpër disa degë. Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Viti, Rahovec, etj. janë qytetet ku individë të ndryshëm heshtazi u përplasen për të fituar garën e brendshme elektorale”, shkruan “Syri.net”.
Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë deklaruar për një çështje të tillë.